Me fitore ndaj Pontes, Rahoveci kthehet në garë për të gjitha trofet!

KB Rahoveci përballet të shtunën ndaj Ponte Prizrenit që të enjtën mbrëma mposhti Trepçën në “Sezai Surroi”.

Kësaj radhe, i vetmi dallim do të jetë se palestra do të jetë e stërmbushur nga publiku rahovecas, i cili do ta shndërrojë këtë takim në terren vendas për KB Rahovecin.

Teksa Rahoveci ka mungesën e Musab Malës dhe Bardh Rexhës, Ponte Prizreni është në top formë.

Nisja nga Rent a Car dhe Auto Larje “Euro Parku” bëhet nga ora 17:00 për të interesuarit ta shikojnë ndeshjen në Prizren.

Për Rahovecin me fitore do të arrinte fitoren e tretë, vetëm një fitore larg Bashkimit në vendin e 7-të dhe vetëm 2 fitore larg nga skuadrat si Vëllaznimi, Ponte, Ylli dhe Trepça.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.