Kuvendi Komunal i Rahovecit ka thirrur mbledhjen inauguruese për fillimin e mandatit të ri institucional. Seanca do të zhvillohet të hënën, më 8 dhjetor 2025, në Sallën e Kuvendit Komunal, me fillim nga ora 10:00.
Gjatë kësaj mbledhjeje solemne pritet të bëhet:
- Konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit Komunal
- Betimi i kryetarit të komunës, Smajl Latifi, për mandatin e ardhshëm
- Fillimi zyrtar i punës së institucioneve të reja lokale
Rahoveci24 do të raportojë në kohë reale nga seanca inauguruese.


