Më 3 dhjetor mbahet seanca inauguruese e Kuvendit Komunal të Rahovecit ku pritet të betohet kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe asambleistët e legjislaturës së re.
Seanca pritet të udhëhiqet nga asambleisti më i vjetër, ai i PDK-së, Rasim Fazliu.
Megjithatë në këtë seancë pritet të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit Komunal, kurse informatë të deritanishme për drejtorë nuk ka.
I vetmi që ka konfirmuar se nuk do të vazhdoj që të jetë drejtor, është Rumir Zhuniqi, i cili ka konfirmuar se pati ftesë nga Smajl Latifi, por vet vendosi të mos vazhdonte.
Ajo që dihet është se shumë drejtorë nuk do të jenë më në pozitat e tyre, ose të pësojnë ndryshime pozitash.
Zyrtarë të AAK-së kanë konfirmuar për Rahoveci24 se Smajl Latifi nuk dëshiron që të komunikojë me publikun sa i përket qeverisjes së tij, teksa ajo që dihet është se me shumë gjasë do të qeverisë vet pa ndonjë parti tjetër.
Për këtë ky zyrtar ka konfirmuar se AAK ka vota të mjaftueshme në Asamble Komunale, si për të votuar kryesuesin që do të jetë 100% nga radhët e AAK-së dhe po ashtu edhe projektet që dalin nga AAK.
AAK kujtojmë se ka 12 asamblistë dhe i duhen edhe 5 vota nga parti tjera, që kjo parti thotë se i ka, e që tashmë dihet tradita e pazareve që ka praktikuar pushteti aktual në raport me subjektet tjera, duke dhënë përfitime të ndryshme individëve në këmbim të votave vetëm e vetëm që të mos hyjë në koalicion.