Më 29 Dhjetor rruga “Sheh Mihedini” jashtë funksionit, njofton komuna e Rahovecit

Njoftojmë qytetarët e komunës së Rahovecit që nesër, me datë 29 dhjetor 2023, nga ora 08:00 e mengjesit, një pjesë e rrugës “Shejh Mihedini” do të jetë e bllokuar.

Ju lutem, të shfrytëzoni rrugët alternative:

640x74

1. Ata që kanë për të kaluar kah rruga e transitit, kaloni në rrugën mbi qytet;

2. Ata që kanë për të kaluar kah rruga “Shejh Mihedini”, kaloni në rrugën “Gëzim Hamza”;

3. Ata që kanë për të kaluar kah rruga “Selajdin Mullabazi”, prej semaforëve kaloni në rrugen “Ali Sokoli”.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në përfundim të punimeve!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.