Më 17 Shtator në ora 20:00 në ATV do të mbahet debati i parë për kryetar komune dhe tashmë Rahoveci24 merr vesh të konfirmuarit e parë që do të jenë prezent.
Burime të sigurta të Rahoveci24 konfirmojnë se Smajlj Latifi do të jetë pjesë e këtij debati të parë dhe tashmë është duke finalizuar përgatitjet për të.
E konfirmuar është edhe prezenca e Burim Krasniqit nga LDK.
Në fakt, kjo do të jetë edhe beteja qëndrore e debatit për kryetar komune mes dy kandidatëve që zhvendosin duelet e tyre politike nga arena e Kuvendit Komunal në arenën e televizionit ATV në kohën më të shikuar pra në ora 20:00 të mbrëmjes të 17 Shtatorit.
/Rahoveci24/


