Klubi i Rahovecit në basketball do të mësojë kundërshtarët e vet të parë më 12 shtator.
FBK ka konfirmuar se shorti do të mbahet në këtë datë kur edhe do të mësohen ndeshjet e para.
Do të ishte fantastike ndonjë derbi rajonal me Yllin apo Vëllaznimin, ekipe që klubi i Grapeland i kërkon në fillim.
Shorti jo i preferuar dihet që do të ishte udhëtimi në start në Mitrovicë apo në Pejë, kurse të gjithë kundërshtarët tjerë shihen si të kalueshëm bëjnë të ditura burimet e klubit.
Stërvitjet me Bujar Locin fillojnë më 1 Shtator, kurse sezoni fillon më 4 Tetor. /Rahoveci24/


