Mbyllet sezoni historik i KB Rahovecit (pa palestër)

Është mbyllur edhe një sezon i KB Rahovecit, kësaj radhe me sukses historik.

Klubi ka arritur që të sigurojë një sukses të jashtëzakonshëm për sportin e Rahovecit duke qenë pjesë e playoffit për herë të parë në histori.

Po ashtu, klubi arriti edhe Final Fourin e Kupës së Kosovës që ishte sërish arritja më e madhe ndonjëherë, të dy këto në një sezon të përshkruar me vështirësi dhe pa palestër.

Përkrahja e komunës së Rahovecit ishte vendimtare në këtë sukses, e cila natyrisht s’duhet të mungojë sidomos në përpjekjet për të finalizuar palestrën.

KB Rahoveci mbylli aventurën me humbje edhe në ndeshjen e tretë ndaj KB Bashkimit të zhvilluar në Gjakovë, ku playoffi u mbyll me seri 3-0 ndaj një klubi 10-të fish më të shtrenjtë, por që në parket nuk ishte inferior sepse djemt tanë treguan zemër.

Sezoni i ardhshëm pritet të jetë po aq i mirë, por më I vështirë kur dihet se fuqia investuese e klubeve tjera do të jetë më e madhe dhe kur dihet se klubi jonë s’ka palestër. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.