Qindra (mos të themi mijëra) persona nga Rahoveci morën pjesë në Suharekë në karnavalin “Golden Eagle”.
Me vite të tëra kjo kompani ka investuar për të krijuar një karneval dhe tash ka arritur ta masovizojë.
Një skenë gjigante dhe mega yjet vendore të skenës shqiptare kanë ndikuar që të mblidhen mijëra të rinj në këtë karneval që qëllim e ka promovimin e Suharekës si destinacion dhe reklamimin e gjigantit Golden Eagle.
Rahoveci24 mëson se prezencë masive kishte nga Rahoveci në këtë karneval, një trend mjaft shqetësues duke bërë Rahovecin edhe më tej jo atraktiv për qytetarët tanë.
/Rahoveci24/


