Një ngjarje jo e mirë për skenën mediatike të Rahovecit ka ndodhur në mëngjesin e të hënës, pasi jemi njoftuar për mbylljen e faqes në Facebook “Rahoveci n’Fokus”.
Web portali vazhdon të jetë aktiv, por faqja në Facebook me dhjetëra mijëra ndjekës është mbyllur.
Ende nuk dihen arsyet e sakta prapa mbylljes, por nga faqja e videove e po të njëjtit portal kanë komunikuar se do të bëhen përpjekje për kthimin e faqes në Facebook.
Rahoveci24 ka kontaktuar me një nga administratorët e portalit, i cili ka hedhur dyshime për sulm të orkestruar.
“Nuk jemi befasuar. E kemi ditur. Kemi pasur informacion se do të sulmohet faqja. Kemi shpresë ta kthejmë”, u shpreh shkurt ai.
Ndërkohë Rahoveci n’Fokus vazhdon aktivitetin me faqen Rahoveci n’Fokus Videos, që është faqja e videove.
UPDATE: Faqja u rikthye në ora 09:34 nga një ekip profesional


