Mbi 12 mijë vota në nivel vendi, profa në garë të ngushtë për deputet

Ai mori mbi 80% të votave personale në mbarë Kosovën.

Këtu mund të kuptohet autoriteti që ka Idriz Vehapi në elektoratin klasik e tradicional të PDK-së në mbarë vendin.

osa1

Teksa në Rahovec kishte 2800 vota, ai arriti që pjesën tjetër ta sigurojë në komuna tjera, ku gjeti përkrahje.

Por, a do të bëhet profa deputet?

Aktualisht pritet të jetë ngushtë, pasi që pa u numëruar ende 100% të kutive dhe pa u numëruar votat me kusht, e votat e diasporës, ai ka 12420 vota.

Ky është numër enorm i votave të siguruara prej tij, por votat e mëdha që morën kandidatët e Drenicës, kanë rritur pragun.

Andaj duhet të pritet numërimi final dhe nëse PDK do të përfshihet në formimin e Qeverisë, për të kuptuar nëse profa në fund do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.