Klubi basketbollistik, Rahoveci, ka konfirmuar në faqen zyrtare se ndeshja e parë e play offit të Ligës së Parë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 ndaj KB Kastriotit.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales së play offit të Ligës së Parë të basketbollit të Kosovës do të zhvillohet në Suharekë për shkak se Rahoveci ka dalë i pari në Ligën e Parë me të gjitha fitore dhe asnjë humbje.
Kjo i ka garantuar skuadrës tonë avantazhin e terrenit “vendas” edhe pse luhet në Suharekë, pasi që nuk kemi palestrën tonë.
KB Rahoveci në këtë takim është favorit për të fituar, por Kastrioti do të bëj të pamundurën për të befasuar në ndeshjen e parë dhe për të tentuar një kualifikim në Superligë.
Për këtë sfidë nevojitet po ashtu përkrahja e publikut që me vetura private pritet të jenë prezent mjaftueshëm në Suharekë për ndeshjene madhe të së dielës.
Rahoveci24 do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet. /Rahoveci24/