Sot kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në prani të drejtorit të Drejtorisë së Kulturës, Rini dhe Sportit, z. Afrim Dina, kanë nënshkruar kontratat për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit me vlerë të përgjithshme prej 157.100 mijë euro, me përfaqësuesit të këtyre OJQ-ve.
Nënshkrimi i kontratave ka ardhur pas formimit të komisionit nga ana e kryetarit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Aplikacioneve për Ndarje të Subvencioneve.
I njëjti komision ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aplikacionet dhe dokumentacionin përkatës të dërguara nga OJQ-të bazuar në thirrjen publike me Nr.Prot.366 të datës 03.02.2023, dhe sipas kritereve, Komisioni Vlerësues ka shpallur fitues për Subvencione për këto OJQ:
Sektori i Kulturës:
1. OJQ”Art Studio”,
2. OVL e UÇK-së,
3.Sh.K.A “Bajram Curri”,
4.Qendra Kulturore Artistike” Jehona e Anadrinit”,
5.SH.K.A”Ganimete Tërbeshi”,
6. SH.K.A “Rahoveci”,
7. Organizata Kulturore e të Rinjëve dhe
8.Vizioni i Rinisë për Integrime Sociale.
Përfitues të subvencioneve nga Sektori i Rinisë dhe Sportit:
1.Klubi i Futbollit Rahovecit,
2.Klubi Karates Rahoveci,
3.Klubi i Futbollit “Xërxa”,
4. Klubi i Futbollit”Andarini”,
5. Shkolla e Futbollit” Drenoci”
6. Klubi i Basketbollit” Rahoveci”,
7.Klubi i Basketbollit”Halit Hoxha”,
8. Klubi i Hendbollit”Rahovecit,
9. Klubi i Futsallit”Rahoveci 2019″,
10.Klubi i Shahut”Rahovecit”,
11. Shkolla e Shahut”Gani Daka”,
12. Klubi i Veteranëve të Futbollit” Rahoveci”,
13. Shoqata e Çiklizmit ” Kokrrat”,
14. Klubi i boksit BB-Kastrati,
15. SHL- Kosova.
Pa nënshkrimit të kontratave, kryetari Latifi i ka uruar për sukseset e tyre.