Mbahet stërvitja e parë në arenën “Mizahir Isma” në Rahovec

Është mbajtur për herë të parë në histori stërvitje profesionale e basketbollit në palestrën e Rahovecit e cila filloi ndërtimin një dekadë më parë.

KB Rahoveci zhvilloi stërvitjen e parë në shtëpinë e vet.

Arena “Mizahir Isma” është gati për të pritur spektakël të basketbollit.

Tashmë përgatitjet për çerekfinalen e Kupës kanë filluar.

Ndeshja ndaj Don Boskos që garon në Ligën e Parë zhvillohet më 27 shkurt nga ora 19:00 dhe ku solemnisht hapet palestra.

Kështu në Rahovec kthehet edhe trajneri Valentin Spaqi, i cili më parë drejtoi Rahovecin, sot drejton Don Boskon.

Rahoveci është favorit për të shkuar në gjysmëfinale.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.