Nën udhëheqjen e Hysni Gashi ,kryesues i Komitetit për Shërbime Publike në komunën e Rahovecit është mbajtur mbledhja e parë e këtij komiteti për vitin 2016.
Në takim u bisedua për ndriçimin publik, problemet me qentë endacak dhe informatë mbi furnizimin me ujë të pijes në Komunën e Rahovecit.
Anëtarët e Komitetit për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, kërkuan që të marrin informacione më të detajuara në lidhje me pikat të cilat ishin paraparë të diskutohen nga z. Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike.
Në kërkesat e anëtarëve u përgjigj Muhamet Behra, DShP në Komunën e Rahovecit, i cili tha se rrjeti ekzistues i ndriçimi publik në tërë territorin e Komunës së Rahovecit është duke u mirëmbajtur, dhe gjatë vitit 2016 pritet që të ketë zgjerim të rrjetit të ndriçimit publik.
Kurse problemi që ka të bëjë me qentë endacak drejtori Behra, u tha anëtarëve se ky problem është problem në nivel të Kosovës edhe Komuna e Rahovecit ballafaqohet me të njëjtin problem, komuna do të shikoj mundësit e gjetjes së ndonjë OJQ që të bëhet trajtimi sa më human i qenve endacak(pa pronar).
Po ashtu drejtori Behra, foli edhe për furnizimin me ujë të pijes konkretisht për projektin e sistemit të ujit të pijes për fshatin Retijë . Ky projekt në këtë fshat është në përfundim e sipër, dhe shumë shpejtë do të filloj furnizimi me ujë të pijes të familjeve të cilët jetojnë në këtë fshat. /Rahoveci24/