Eshtë mbajtur iftari më i madh në historinë e komunës së Rahovecit, me mbi 500 të pranishëm në stadiumin e qytetit të Rahovecit “Selajdin Mullabazi – Mici”.
Iftari i organizuar nga BIK-u në Rahovec ka qenë më i madhi deri tani, pa asnjë dyshim.
Rahoveci24 ka qenë i pranishëm në këtë iftar, ku numri i sakt i të pranishmëve ka qenë 530 persona.
Në këtë iftar morën pjesë fytyra prominente të të gjitha sferave, teksa u përçua mesazhi për dashuri ndaj Allahut, unitet mes njerëzve dhe që të gjithë të bashkohen para festës së Bajramit për bamirësi për ata që s’kanë.
Rahoveci24 mëson se qysh tash ka filluar të mendohet një iftar tjetër edhe më masovik me mbi 1500 të ftuar për Ramazanin e vitit të ardhshëm, iftar ky që do të organizohet nga BIK-u në Rahovec dhe që do të jetë iftari më i madh i organizuar ndonjëherë në Kosovë. /Rahoveci24/