Matematika e gabuar e ministrit Hoti

Gati gjysmë milioni euro është dallimi me atë çfarë ka deklaruar ministri i Financave, Avdullah Hoti me të dhënat reale të prezantuara nga Doganat.

Sipas matematikës së tij, gjatë kohës sa janë në fuqi masat e reciprocitetit me Serbinë për import të derivateve nuk janë inkasuar deri në 500 mijë euro, shkruan gazeta Fjala

Por, nëse merren parasysh të dhënat e doganës, del se çdo ditë Kosova nuk ka mbledhur rreth 15942 euro.
Për tërë periudhën sa janë në fuqi masat e reciprocitetit sipas të dhënave të doganës del se Kosova nuk ka inkasuar rreth 95652.

640x74

Megjithatë, ministri Hoti duket se i është referuar gabimisht të dhënave kur flet për importin nga Serbia.

“Për informatë para aplikimit të reciprocitetit gjatë një dite kemi pasur import nga Serbia me një mesatare nga 10 deri në 15 autobote me vajra dhe gazra të ndryshme me vlerë mbi 100.000 (mijë) euro, pra deri tani taksat e pa inkasuara shkojnë deri në 500.000 euro. Dogana është e përkushtuar dhe ka kapacitet e nevojshme për të implementuar të gjitha vendimet e Qeverisë së republikës së Kosovës”, shkruan ministri Hoti në profilin e tij në Facebook.

Bazuar në të dhënat e doganës, vitin e kaluar Kosova ka importuar në rrugë legale 33 milionë litra gaz dhe 708 mijë litra naftë, në vlerë mbi 8 milionë euro, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas këtyre të dhënave mesatarisht 2 milionë litra gaz gjatë një muaji vinë në Kosovë nga shteti fqinjë. Llogaritur në para i bie se gjysmë milioni euro janë paguar çdo muaj për blerjen e kësaj sasie. /Telegrafi/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.