MASHT kërkon që inspektori Gojani shkeljet e Avni Morinës t’i inicojë te organet kompetente, shfuqizon vendimin e tij të parë

Ministria e Arshimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë një vendim të ri pas ankesës së kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Sipas vendimit të MASHT-it shfuqizohet vendimi i marrë nga inspektori Gjergj Gojani, sektori i inspektoratit të arsimit në Gjakovë, i cili urdhëroi kryetarin Smajl Latifi që të shkarkojë Avni Morinën pas shkeljeve të gjetura në rastin e Xhevahire Hajdës.

Smajl Latifi i qëndroi pas qëndrimit të tij për mos shkarkuar Avni Morinën ani pse ishin konstatuar shkeljet nga inspektori i arsimit Gjegj Gojani pas ankesave të mësimdhënësve rahovecas.

Latifi u ankua për vendimin, pasi besoi se vendimi nuk është i drejt dhe tani është shfuqizuar.

Më tej, inspektorati i MASHT-it ka kërkuar nga inspektori Gjergj Gojani që shkeljet eventuale të konstatuara nga Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga Avni Morina it’i inicojë tek organet kompetente sipas ligjit.

Ndaj drejtorit të Arsimit, Avni Morina, ka dhjetëra procedura të iniciuara në procedurë për punësime poiltike dhe shkelje të procedurave të ndryshme ndaj mësimdhënësve, e po ashtu ka padi nga shumica dërrmuese e mësimdhënësve për mos zbatim të kontratës kolektive.

Vendimi i shfuqizuar megjithatë nuk i shfuqizon shkeljet e bëra nga Avni Morina, i cili pritet të ballafaqohet me ato në instancat tjera të drejtësisë sepse mësimdhënësit e Rahovecit do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi – kjo është e sigurtë.

Rahoveci24 sjell të plotë vendimin për lexuesit, ku i rekomandohet inspektorit Gojani që shkeljet t’i inicojë në organet tjera kompentete dhe kjo as se si nuk e amniston Avni Morinën nga përgjegjësia që ka para qytetarëve dhe mbi të gjitha para mësimdhënësve.

Para së gjithash, një kryetar serioz do të duhej të shkarkonte secilin drejtor në shkeljen e parë që konstatohet nga institucionet dhe jo të jetë gardian i tij kur shkelet ligji me të dyja këmbët.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.