Masat e nevojshme për parandalimin e dëmeve që shkaktojnë ngricat e vonshme pranverore

Ngricat e vonshme pranverore nuk janë të rralla gjatë viteve në territorin e Kosovës, këto ngrica gjatë vitit të kaluar kanë qenë shkatërrimtare për shumë kultura, që janë shfaqur natën e 24 dhe 25 Prillit.
Nuk është e rëndësishme se çfarë është përqindja e lagështisë dhe lëvizja e erërave apo mungesa e lëvizjeve të ajrit, por kjo varet nga shfaqja e nivelit të temperaturave. Nëse ato gjatë natës variojnë nga – 0.4 deri -5 C në kohëzgjatje mbi një orë atëherë shkaktohen dëme te lulet dhe frutat e sapoformuar të pemëve.

Faktorët e mësipërm që u përmendën, dhe sasia e përmbajtjes së ujit në pjesën më të lartë të bimëve (në indet meristematike), varësisht nga intensiteti dhe kohëzgjatja e temperaturave të ulta (në orë), mund të vërehen efektet përfundimtare mbi shkallën e dëmtimit të kulturave bujqësore pas disa orësh dhe ditësh.

Përdorimi i produkteve Anti-stres për trajtimin e bimëve kundër dëmeve që mund të shkaktojnë ngricat
Nëse pemishtet janë të ekspozuara nga ndikimi i këtyre ngricave dhe pemishtet janë në një zonë të rrezikshme, është e mundur që të zvogëlohet rreziku nga ngricat e pranverës me përdorimin e produkteve anti-stres. Përdorimi i produkteve anti-stres apo produktet që zvogëlojnë rrezikun nga dëmet që mund të shkaktojnë ngricat pranverore është i domosdoshëm edhe nëse nuk mund të paraqiten ato në periudha të tilla vegjetative.

Përdorimi i këtyre produkteve është masë parandaluese anti stresi me përbërës që kanë si bazë aminoacidet organike (Bio-stimulues organik), që si të tilla gjenden në formë të lëngjeve siç janë; Cumaks, Fitoalgen, Polifonik-amine, Trajner, Algovital etj. Në të kundërtën, nëse trajtimet me biostimulator organik nuk janë bërë në kohën e duhur dhe supozohet që janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga ngricat, atëherë nuk duhet përdorur këto produkte, sepse nuk e kanë efektin e dëshiruar, sepse organet gjeneruese të bimët janë dëmtuar.

Vlerësimi i paraqitjes së acarit apo ngricave pranverore

Nëse temperatura rreth ores 23 është nga 1 deri në 2 ° C, pritet që të bëhet ftohtë gjatë gjithë natës me mundësi të uljes së tyre edhe nën zero grad. Mirëpo nëse temperaturat janë më të ngorhta se + 3 ° C, mundësia e paraqitjes së acarit është shumë e vogël, ose paraqitja e të ftohtit do të jetë i parëndësishëm. Nëse temperatura jashtë është 1 deri 2 ° C, mundësia e paraqitjes së acarit është e lartë, dhe në qoftë se ajo është tashmë + 1 °C në ora 23 atëherë acari apo ngricat janë faktorë që shkaktojnë dëmet në kulturat bujqësore veçanërisht në qoftë qielli është me plot me yje. Në këtë rast, nëse fermerët nuk kanë përdorur bio stimulatorët e sipërpërmendur në periudhën e caktuar, duhet të fillojë me spërkatje me ujë apo me ndezjen e materialeve të ndryshme për krijimin e një mikroklime që nuk lejon shkaktimin e dëmeve nga ngricat.

Përdorimi i ujit në formë të shiut

Një tjetër mënyrë për të mbrojtur pemishte është spërkatje me ujë me anë të atomizerit. Kjo është një metodë e cila mund të realizohet lehtë në shumicën e ngastrave apo në vendet ku rreziku nga paraqitja e acarit apo ngricave është i mundur.

Në këtë rast përdorimi i atomizerëve nuk bëhet ngjashëm sikurse me rastin e shkarkimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, por lëvizja e atomizerit me traktorë bëhet nëpër rende në linja që kapërcehen duke mbuluar rendin parë, shtatë, njëmbëdhjetë, katërmbëdhjetë, në rastin tjetër lëvizjet në rendin e dytë, të pestë, nëntë, pesëmbëdhjetë, etj, për një kohë të vogël për të mbuluar zonën më të madhe të mundshme.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.