Marjan Ilievski: Do të bëj gjithçka, ndihem si në qytetin tim – na duhet përkrahje e qytetit në rrugëtimin e vështirë

Trajneri i KB Rahovecit, Marjan Ilievski, ka dhënë intervistë ekskluzive pët Rahoveci24 në prag të ndeshjes ndaj Academic Bultex në Balkan League që hap stinorin pranveror.

Marjan Ilievski, një emër i madh i basketbollit, është njeriu që shënoi suksesin e parë historik ndërkombëtar në histori të sportit duke fituar Ligën Ballkanike në vitin 2015 me Sigal Prishtinën.

Aty ku është Marjani, aty janë trofetë dhe këtë ai e përsëriti edhe me Blokotehnan duke e fituar Ligë Ballkanike dy herë rresht. Për Marjanin flasin sukseset, se bëhet fjalē për një trajner kampion, i pari i këtij niveli që erdhi në qytetin tonë.

Megjithatë momenti në të cilin erdhi Ilievski nuk ka qenë më i miri – me një skuadër të shkapërderdhur dhe lëndime të lojtarëve kyç si Gray e Qallaku, Ilievski nuk u dorëzua dhe për të pranvera reprezenton fillimij e vërtet të punës në klub.

Ai dëgjoi për Rahovecin si klub ambicioz që mori pjesë në gara ndërkombëtare, por kur vendosi të vinte në qytet, Rahoveci nuk ishte thjesht një klub, një dashuri e re për të.

“Së pari kam mësuar për Rahovecin se garou në FIBA Europe Cup dhe aty kuptova se strategji e klubit është të garojë jo vetëm në ligat vendore kjo tregoi shumë për ambicien si klub”.

“Erdha në periudhën më të rëndë të klubit, me shumë ndeshje përpara e pa roster të kompletuar për shkak të lëndimeve. Gjeta një ekip që punoi me filozofinë e një trajneri tjetër, dhe kjo më vuri në pozitë të vështirë”.

“Më duhet të theksoj se jam befasuar për të mirë nga qyteti i Rahovecit, se sa shumë këta njerëz e duan këtë sport dhe pa dyshim salla e plotë është motiv për njerëzit që udhëheqin klubin”, theksoi Marjan Ilievski.

Ai ka falënderuar qytetin për mbështetjen e madhe pavarësisht situatës së vështirë dhe premtoj se do ta bëj më të mirën.

“Afërsia e madhe e qytetarëve dhe tifozëve bëri që unë të marr mbështetje në situatën turbulente siç është aktualidht, andaj premtoj se do të bëj më të mirën për Rahovecin që sa më shpejt të kemi rezultate pozitive dhe në arenën tonë të jemi të fuqishëm”.

“Patëm probleme me lojtarët kyç, u lënduan Justin Gray dhe Arian Qallaku, i lënduar ishte edhe Mekaj. Ndërrimet dhe prurjet e lojtarëve bëhen me qëllim që të forcohet ekipi, por jo gjithmonë ata lojtarë përmbushin pritjet e klubit dhe qytetit. Ne kemi kërkuar lojtarë që kanë finale të luajtura dhe gjithmonë me përvojë evropiane”.

“Kemi kthyer kokën kah lojtarët e rinj pa shumë përvojë dhe kemi hasur në joprofesionalizëm ku një lojtar ka nënshkruar me dy klube. Shpresojmë që përforcimet që duhet ti marrim si lojtarë të talentuar amerikan në top kolegje do japin më të mirën për qytetin”.

“Kemi provuar të marrim lojtarë vendor, kemi arritur marrëveshje me disa, por klubet e tyre nuk i lëshuan vetëm për shkak që Rahoveci të mos forcohet pasi konsiderohemi pretendent. Kemi pasur sukses vetëm me Altin Morinën dhe kjo ka domethënie të madhe për ne”.

“Ne po vazhdojmë të kërkojmë lojtarë, me theks të veçantë në pozitēn e qendrës, e ripërsëris lojtarë pa përvojë evropiane”, tha trajneri duke folur për situatën e përforcimeve.

Ai më tej premtoi maksimumin dhe kërkoi përkrahjen e qytetit. Ai thekson se shumë ekipe janë forcuar dhe kampionati nga edicioni i kaluar ka shumë dallim.

“Besoj se mund ta japim maksimumin në secilën ndeshje, por shumë ekipe janë forcuar e pranvera do jetë krejt ndryshe nga stinori vjeshtor. Do jetë më ndryshe edhe nga edicioni i kaluar ku ishin veç 3 ekipe konkurrente e sivjet secili ekip mund a mposht secilin ekip”.

“Shpresoj se qyteti do ta kuptojë këtë dhe do të na përkrahë në çdo ndeshje paso tifozët Ultras Vreshtarët dhe publiku janë lojtari jonë i gjashtë. I lus ULTRAS VRESHTARËT të jenë sa më shumë në numër dhe energjinë e tyre ta transmetojmë në parket”, përfundoi Ilievski deklaratën e tij për Rahoveci24.

Rahoveci fillon stinorin pranveror ndaj Academic Bultex me fillim nga ora 19:00 sonte. Ekipi bullgar është i pamposhtur në Ligën Ballkanike.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.