Margaritarët e futbollit nga Rahovceci, Meriton Korenica dhe Lumbardh Dellova, kanë arritur sukses historik për Ballkanin e Suharekës.
Dyshja janë kualifikuar në playoff të kualifikimeve të Conference League, pas një beteje të hatashme në dy ndeshje me Klaksvik nga Ishujt Faroe.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në Prishtinë ishte Meriton Korenica ai që shënoi një nga golat më të bukur në karrierë duke ndihmuar kështu ekipin e tij për kualifikim.
Ndërkaq, monumental në mbrojtje ishte edhe Lumbardh Dellova, që po tregon gjithashtu paraqitje fenomenale.
Tani më 18 Gusht zhvillohet ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Shkupit, ku njëra nga skuadrat shqiptare mund të arrijë historinë për të shkuar në grupe.
Ne i dëshirojmë fat djemve të Rahovecit të cilët shpresojmë se do të arrijnë në grupet e Conference League, ku do të mund të ndeshen me disa nga klubet më të forta në Evropë.
/Rahoveci24/