Malinkov: Do të kthehemi më të fortë, së pari mendojmë për Bashkimin

Trajneri i KB Rahovecit, Ljupce Malinkov, pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij pati një pjesë të dytë jo të mirë dhe se Prizreni shënoi pikë nga secila pozitë.

Ekipi i Rahovecit lëshoi një epërsi në pjesën e dytë madheshtore nga Prizreni 16.

Malinkov beson se nëse kalohet Prizreni 16 atëherë Rahoveci mund të jetë befasia e Final 4 të Ligës Unike.

“Patëm një pjesë të dytë jo të mirë, sidomos në mbrojtje. Prizreni shënoi nga secila pozitë e mundshme ata shënuan në secilën gjuajtje”.

“Kjo humbje nuk do të na thyejë, ne do të kthehemi më të fortë, por së pari mendojmë për Bashkimin ku me fitore do të vulosim kualifikimin në playoffine Superligës”.

“Rahoveci befasia e Ligës Unike? Po, patjetër mendoj se mund të jemi befasia e kësaj gare, megjithatë, së pari duhet të kalojmë Prizrenin dhe kjo është tashmë një detyrë e vështirë para nesh”, u shpreh Malinkov.

Rahovecit i duhet fitore prej 6 pikë epërsi në ndeshjen kthyese ndaj Prizrenit për t’u kualifikuar tutje në Ligën Unike.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.