Ma zi se në Kandahar, 7 ditë pa ujë në mes të Rahovecit lihet lagja nga Rumir Zhuniqi dhe kompania e Suharekës

Punimet në rrugën “Ali Sokoli” që ka tash e sa kohë që kanë nisur të ndërtohet ka vështirësuar jetën pë qytetarët që jetojnë në zemër të Rahovecit.

Jo vetëm qarkullimi, por edhe uji i pijshëm ka 7 ditë që është ndërprerë çka ka frustruar banorët pasi askush s’po jep përgjegjësi.

Teksa drejtorini Urbanizmit, Rumir Zhuniqi, u krenua javë më parë duke publikuar foto plot stil në një rrugë që është vitale, ai shkëmbeu edhe akuza politike.

Megjithatë, ky drejtor nuk u ka dhënë asnjë përgjigje banorëve jo vetëm kur përfundohet projekti, por së paku kur vjen uji j pijshëm.

Përveç drejtorit të papërgjegjshëm po aq e papërgjegjshme është edhe kompania e kontraktuar nga Suhareka, “Bamirs”, e cila nuk ka përgjigje kur kryhet ky projekt e as kur vjen uji, ndërkaq kjo kompani shumë e afërt e me bosët e AAK-së vazhdon merr tenderë në komunën tonë.

Sigurisht se pas këtij lajmi pritet reagim nga drejtori në Facebook, aty ku edhe është shumë i talentuar, por qytetarët i kanë thënë portalit se nëse nuk gjendet zgjidhje brenda pak kohëve atëherë gjendja do të shkojë në nivel tjetër.

Është për keqardhje që edhe 20 vjet pas lufte qytetarët duhet të përballen me mungesë 1 javore të ujit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.