Luzha: Kupa na mungon, në Ferizaj shkojmë për ta arritur finalen

Nesër nga ora 20:00 takohemi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, me Kastriotin në Ferizaj.

Me fitore eventuale, ndeshemi në finale, të dielën, me fituesin e ndeshjes Besa Famgas – Vushtrria, po në Ferizaj.

osa1

Kupa është trofeu i vetëm që na mungon nga sezoni i kaluar dhe jemi të vendosur ta sjellim në Rahovec.

“Jemi të motivuar maksimalisht për të dhënë më të mirën në turneun e Kupës së Kosovës. Kjo garë është e rëndësishme për ne dhe e shohim si një mundësi të madhe për të treguar kualitetin dhe forcën tonë si skuadër. Forma jonë e deritashme, ku nuk kemi pësuar asnjë humbje gjatë gjithë edicionit në Superligë, është dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhshme të ekipit, stafit dhe gjithë klubit. Kjo na jep dhe motiv shtesë për të synuar trofeun e Kupës”, ka thënë Mali Luzha për faqen zyrtare të FHK-së.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.