Lulzim Shehu përfaqëson Kosovën denjësisht në Kampionatin Botëror të Lavrimit në York të Anglisë (Foto)

Republika e Kosovëss është pjesë në mesin e 30 shteteve pjesëmarrëse bë edicionin e 63-te, të Kampionatit Botror të Lavërimit i cili këtë fundjavë po mbahet në York, të Britanisë se Madhe.

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Lëvrimit, i bërë para gjashte viteve, u ka krijuar mundësinë lavëruesve kosovarë që të konkurrojnë me shtetet më të mëdha të botës, të cilat kanë përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, e cila mbështet përfaqësimin e lavërtarëve në këtë kampionat, tregojnë se pjesëmarrja e përfaqësueses kosovare në këtë kampionat, përveç epitetit garues ka për qëllim edhe promovimin e fuqishëm të shtetit të Kosovës, shkëmbimin e praktikave me të mira të lëvrimit, përmirësimin dhe shfrytëzimin racional të tokës, duke u bazuar në rregullorën e Organizatës Botërore te Lëvrimit.

Në Kampionatin Botëror të lëvrimit, Kosova përfaqësohet nga garuesi Lulzim Shehu, në disciplinen me plug konvencional dhe në ditën e pare garuesi ynë Lulzim Shehu, ka treguar shkathësi te jashtëzankonshme.

 

 

pllugi 3

pllugi 4

pllugi 5

pllugi 6

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.