Lulzim Hasku nuk pranon vendimin e kryetarit për lëvizjen në drejtorinë e Inspeksionit

Duket se vendimi i pa pritur i kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, për rrokadë (ndërrime) të vendeve të drejtorëve të drejtorive nuk është pranuar nga të gjithë.

Rahoveci24 mëson nga burime të sigurta se ish-drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Lulzim Hasku, nuk ka pranuar vendimin e ri të kryetarit Idriz Vehapi për të kaluar në drejtorinë e Inspeksionit.

Kryetari Vehapi me këtë vendim ka befasuar jo vetëm Haskun, por gjithë të përfshirët në qeverisjen e tij lokale dhe se ende nuk dihen shkaqet e këtyre ndërrimeve që u përcollën në mënyrë bombastike nga mediat lokale.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë gjatë të mërkurës, kur edhe priten zhvillime të reja në qeverisjen komunale të komunës së Rahovecit, nëse Lulzim Hasku nuk e pranon këtë vendim. Kryetari Vehapi pritet të reagojë për situatën e krijuar.

Kryetari Vehapi ka ndërruar pozitat e tri drejtorëve të tij. Kështu, drejtorinë për Bujqësi do ta udhëheqë Feim Fetoshi (ish-drejtor i Shërbimeve Publike), kurse Muhamet Bajra nuk do të udhëheqë më drejtorinë e Inspeksionit, por do të udhëheqë atë të Shërbimeve Publike. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.