Luajtën kundër klubit të tyre të qytetit, KH Rahoveci falënderon Gjukën dhe Muçollin për profesionalizmin

KH Rahoveci në vazhdën e shumë postimeve dhe falënderimeve pas kompletimit të suksesit më të madh në histori të të gjitha sporteve në Rahovec ka falënderuar dy yjet kryesore të ekipit, Egzon Gjukën dhe Jon Muçollin.

Që të dy vijnë nga Peja dhe gjithë jetën e tyre e kaluan te KH Besa.

640x74

Por, transferimi i tyre te KH Rahoveci i vuri përballë në finale pikërisht kundër klubit të tyre të fëmijërisë.

Paraqitja fantastike e tyre dhe karakteri profesional i mbajtur bëri klubin e KH Rahovecit t’i falënderojë ata për kontributin dhe profesionalizmin.

Postimi i plotë:

Egzon dhe Jon, faleminderit për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë sezonit. E keni dëshmuar se jeni lojtarët më të mirë në Kosovë dhe se trofetë ju përcjellin pas, për këdo që mund ta ketë pasur më të voglin dyshim.

Rahoveci është shtëpia juaj, gjithmonë 🤍

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.