Lojtari i klubit belg: Me KH Rahovecin punën e kryejmë në Belgjikë

Lojtari i skuadrës së Bocholt me të cilën përballet Rahoveci më 19 Tetor në Belgjikë, Thomas Driesen, është shprehur i bindur për fitore ndaj KH Rahovecit.

I intervistuar nga Sportactua, lojtari i Bocholt, shprehet i sigurtë për fitore, teksa udhëtimin në Kosovë e cilëson si një “lokacion jo ideal”, por “një eksperiencë unike”.

osa1

“Mezi presim ndeshjet evropiane në shtëpi. Kosova nuk është lokacioni ideal për ne, por mbetet një përjetim unik ky që do ta kalojmë. Vetëm të jemi së bashku me gjithë ekipin për një vikend është gjë e mirë”.

“Jemi të fokusuar vetëm te hendbolli. Ne shpresojmë se do ta krijojmë epërsinë e nevojshme, do ta kryejmë punën në shtëpi dhe ta përfundojmë përfundimisht një javë më vonë në Kosovë. Më pas ne mund të shkojmë përpara te kundërshtari jonë i radhës në garat evropiane dhe të shkojmë përpara”, theksoi Driesen, duke konfirmuar kështu se klubin kampion të Kosovës ata e shohin si një pengesë të lehtë që do ta kalojnë.

Rahoveci i shkon Bocholtit më 19 Tetor në Belgjikë, kurse ndeshja kthyese luhet një javë më vonë në “Mizahir Isma” në Rahovec.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.