Lojtarët e Rahovecit ishin prioritet i Spaqit, ai kishte gati ekipin dhe përforcimet

Valentin Spaqi ende mbetet i larguar nga klubi, por opinioni me ngulm po kërkon kthimin e tij.

Qytetarët dhe tifozët kanë shprehur mendimin e tyre për këtë çështje duke mos kërkuar trajner të ri por që të vazhdohet kontrata me Spaqin.

Klubi nuk ka dhënë ndonjë detaj pos që nuk është arritur marrëveshja financiare, e cila sipas një intervsite të Spaqit nuk u arrit sepse ai nuk mori ofertë të duhur financiare ani pse ka dy herë më shumë punë dhe përgjegjësi në Superligë.

Teksa ka kohë që u punua në trajnerin e ri, Spaqi në ndërkohë po bëhej gati për sezonin e ri dhe ai madje kishte hartuar listën me lojtarët që do të luanin.

Në listën e Spaqit sipas Rahoveci24 tri të parët dhe më të rëndësishmit ishin lojtarët nga Rahoveci.

I pari në listë ishte Besnik Sharku, i cili nga sezoni i ardhshëm do të ishte kapiten i KB Rahovecit nën drejtimin e Valentin Spaqit, teksa numri 2 në listë ishte Albion Metbala, një tjetër talent i forcuar shumë nën drejtimin e Spaqit.

I treti në listë ishte Berat Mullabazi, po ashtu lojtar talent nga Rahoveci, teksa pjesa tjetër e lojtarëve ishte vetëm dy lojtarë të huaj përforcime që vetëm se i kishte identifikuar Spaqi, dhe lojtarë tjerë nga sezoni i kaluar nga qytetet tjera me të cilët duheshin bërë renovimet.

Risia më e madhe ajo e kapitenit mbetet në dilemë nëse nuk kthehet Spaqi, pasi që me trajnerin e ri gjërat mund të ndryshojnë dhe rahovecianët mund të largohen krejt nga ekipi, për t’u lënë vend të huajve që do t’i kërkojë trajneri i ri.

Madje lojtarët e Rahovecit janë injoruar gjatë ndryshimeve të fundit. Ata edhe pse ishin të parët në listën e Spaqit, ata nuk u informuan për largimin e tij nga klubi dhe as që u informuan për fillim të bisedimeve për renovim të kontratës. Pra, asnjë lojtar i Rahovecit nuk është i konfirmuar ende për sezonin tjetër, edhe pse ata do duhej të ishin prioritet.

Zhvillime tjera pritet të pasojnë në klub, me trajnerin e ri që pritet të zbulohet shumë shpejt.

E sigurt është – kohë më nuk ka. Në gusht fillojnë përgatitjet dhe derisa të konsolidohet ekipi me lojtarët aktual dhe përforcimet, vështirë se do të mund të krijohet baza dhe fuqia që ishte sezonin e kaluar nën drejtimin e Valentin Spaqit, shpresa për një rikthim të të cilit nuk ka vdekur ende në mesin e qytetarëve dhe tifozëve. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.