Lojtarët dhe kryesia të pastër – 13 minuta shtesë, Dervisholli dhe gafat e portierit ndikuan në humbje

KF Rahoveci zhvilloi një ndeshje që për renditjen e tij tabelare pati pak rëndësi, por historikisht përballja me klubet nga Suhareka vlen më shumë se çdo ndeshje tjetër si për publikun, ashtu edhe për historinë.

Të shtunën u zhvillua ndeshja ndaj FC Suarekës, një klub i ri i formuar nga një grumbull biznesmenëshi që kishin nevojë jetike për fitore në Rahovec ndaj ekipit tonë të qytetit që në stadiumin “Jahja Danuza” pati gjithmonë paraqitje impresive këtë sezon, por me rezultate positive edhe jashtë. Vetëm pak mungoi që Rahoveci të rivalizonte edhe për në krye të tabelës.

640x74

Rahoveci kishte epërsinë 2-0 pas pjesës së parë, duke krijuar lojë të mirë e konkrete, ashtu siç bëri zakonisht këtë sezon në stadiumin e qytetit kur luante si vendas.

Një paraqitje e shkëlqyer gjatë pjesës së parë e portierit të Rahovecit u eklipsua nga një gafë në pjesën e dytë e cila ktheu në lojë Suharekën, që deri në atë momente po sulmonte pa rreshtur.

Një dialog i shkurtër i portierit me trajnerin rreth minutës së 60-të nxiti pikëpyetje në publik, por kjo është normale të ndodh në futboll që trajneri të konsultohet me lojtarin e vet, ose të jep urdhëra… çfarëdoqofshin ato.

Në vazhdim të takimit KF Rahoveci mbrohej me të gjitha forcat dhe në minutat e fundit teksa Dervisholli po rendiste gabimet në zëvëndësim një pas tjetër, Suhareka arriti golin e barazimit.

Gjyqtari i takimit i cili u “lavdua” nga përkrahësit e Rahovecit se kinse ishte ferr dhe korrekt, kujtojmë se dha 7 minuta lojë shtesë, por nuk i ra bilbilit derisa Suhareka shënoi golin e tretë, pra e zgjati deri në minutën e 13-të (e kemi matur me saktësi). 13 minuta lojë shtesë, kur u akorduan vetëm 7, në një ndeshje ku nuk ka VAR, nuk ka teknologji të golit dhe më shumë se katër apo pesë minuta shtesë janë të tepërta. Por u dhanë 7, e u luajtën 13-të!!!

Lojtarët e Rahovecit, përpos portierit, dhanë shpirtin në fushë dhe janë të pastër si loti nga kjo humbje. Në minutën e 95-të ishte legjendari Muhamed Shehu që ndali një gol të pastër, vetëm e vetëm që të arrihej barazimi dhe të ndalej Suhareka, që s’po e ndalte askush deri tani. Legjendari Muhamed Shehu i cili është përveç kapiten, mbrojtësi më i mirë, por edhe golashënuesi ndër më të mirët në kampionat, u përjashtua, e Granit Dervisholli inkuadroi Hamid Mullabazin, një sulmues tipik, duke lënë hapësira në mbrojtje të cilat mjaftuan që Suhareka të shënonte golin e tretë, në minutën e 13-të të shtesës, sepse gjyqtari në asnjë mënyrë s’po e ndalte lojën.

Të hidhen gishtat mbi fajtorët është e lehtë, por lojtarët e KF Rahovecit janë të pastër si loti. Burimet e portalit tonë tregojnë se shumica prej tyre e kanë vuajtur shumë këtë humbje, edhe pse realisht për Rahovecin kjo ndeshje ishte vetëm revyale dhe e parëndësishme për radhitjen tabelare, por zhgënjimi i tifozëve, ka lënë gjurmë te lojtarët e KF Rahovecit, veçanërisht te ata që vijnë nga qyteti e janë rritur me këtë fanellë.

Të pastër janë edhe kryesia e klubit. Me mish e me shpirt, pa infrastrukturë dhe me 100 telashe, kryesia e udhëhequr nga presidenti Shpend Bajra arriti të grumbullonte mjete financiare për të konsoliduar një ekip konkurrues që shtyu deri në limite edhe skuadra me buxhet të shumëfishtë, si Suhareka.

Rahoveci24 merr vesh se pikërisht ishte Shpend Bajra i cili bashkë me Burim Dulën morën vendim të prerë për shkarkimin e Granit Dervishollit, një vendim i cili po i kërkohej nga lojtarët e ekipit nga Dhjetori, por që Shpend Bajra e Burim Dula i besuan trajnerit nga Prishtina pasi rezultatet ishin aty edhe pse loja po mungonte. Në komunikatën për shkarkim thuhet se shkarkimi vjen për shkak të rezultateve të dobëta. Arsyeja e shkarkimit dihet – tradhëtia e Dervishollit ndaj kryesisë, që ndikoi që gjithë publiku të fyente kryesinë e Rahovecit.

Si duket, Shpend Bajrën, kryesinë, qytetin dhe të gjithë tifozët i tradhëtuan Dervisholli me gabimet e tij, portieri me gafat e tij të pafalshme dhe 13 minutat shtesë nga gjyqtari në një ndeshje ku nuk ekziston VAR-i.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.