Loci tregohet mjeshtër, bart presionin: Ylli favorit absolut

Trajneri Bujar Loci ka luajtur lojë psikologjike ndaj kundërshtarit të radhës fuke bartur gjithë presionin te Ylli pasi e cilëson skuadrën nga Suhareka favorite absolute.

“Jo rastësisht më është kthyer ndjenja ku para ndeshjeve ndaj Prishtinës e gjithë Peja ishte prapa nesh, klubit të qytetit. Ndjenjë të tillë fantastike po e përjetoj në Rahovec para derbit ndaj Yllit. Tashmë rivaliteti dhe derbi është i pamohueshëm dhe kjo është e mira e sportit, një rivalitet i tillë i kontribuon basketbollit kosovar dhe jam i lumtur që jam pjesë e një klubi si Rahoveci dhe mund ta drejtoj ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme”.

“I kthehemi lojës. Ylli ka fuqi më të madhe investuese dhe ka palestrën, por menaxhimi i kryesisë së klubit të Rahovecit ka bërë që të kemi bilanc pozitiv ndaj Yllit dhe të jemi në pozitë konkurruese. Ata janë favoritë të padiskutueshëm pas investimeve në skuadër”. ✋🏼

“Por, ne kemi besim dhe si në çdo ndeshje edhe këtu do të luftojmë për fitore duke ditur rëndësinë e ndeshjes për qytetin dhe tifozët. Me qytetin dhe tifozët prapa, mund ta mposhtim cilin do kundërshtar”.

“Në aspektin e rëndësisë për tabelën, playoffi nuk është në rrezik, por dua vendin e tretë, në playoff preferoj të përballemi me Bashkimin sepse kemi gjasa për finale të madhe, megjithatë kush do që do jetë kundërshtari nuk kemi fije frike prej askujt”, u shpreh Loci për faqen zyrtare të klubit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.