Loci pas ndeshjes sulmon Amadi Ikpezen: Nuk është në nivel me Zenelajn dhe qendrat tjera

Trajneri i KB Rahovecit, Bujar Loci, është marrë me lojtarët e tij pas humbjes së thellë nga Ponte Prizreni.

Rahoveci u gjend në pozicion të palakmueshëm ndaj Pontes duke qenë në disavantazh të madh qysh në çerekun e parë, por më pas në disa momente sidomos kur Bardhi Rexha ishte në parket, ekipi u afrua shumë në rezultat.

Pas ndeshjes Bujar Loci para transmetuesit ndau kohë për të mos adresuar gabimet e tij, por për të kritikuar qendrën gjigante Amadi Ikpeze që ka mesatare “double double”.

“Kemi probleme në pozitat 4-5, aty është Amadi Ikpeze, i cili nuk është në nivel me qendrat tjera si Urim Zenelaj”, u shpreh Loci.

Madje ai tha se Alban Veseli po luan 4 e shpeshherë edhe 5, ndonëse sipas tij është 3-sh.

Rahoveci regjistroi humbjen e tretë rresht në Superligën e Kosovës në Basketboll dhe kriza në rezultate vjen pikërisht para Final 8 Kupës së Kosovës. /Rahoveci24/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovobasketball%2Fvideos%2F170478071533602%2F&show_text=false&width=560

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.