Loci: N’Rahovec e kam konakun, Grapeland klub tejet serioz që meriton përkrahjen e qytetit

Trajneri ikonë i basketbollit në Rahovec, Bujar Loci, është rikthyer në qytet – gjegjësisht si pjesë e Grapeland Basketball.

Për Rahoveci24 ai ka dhënë një prononcim, të cilën klubi Grapeland e ka siguruar për portalin.

osa1

Loci teksa shpreh lavdata për qytetin e Rahovecit, tregon konsideratë të madhe për klubin. Ai ka ardhur sepse klubi ka pasur synime për Superligë.

“N’Rahovec e kam konakun. Kohë historike kemi përjetuar së bashku në këtë qytet. E kam në zemër. Kam miq shumë dhe vërtet, n’Rahovec e kam konakun”.

“Kur më ka ardhur ftesa nga Grapeland, arsyeja pse kam pranuar është sepse klubi ka synim ta kthejë basketbollin e Rahovecit në Superligë. Ky qytet e ka vendin në Superligë”.

“Klubi Grapeland ju them me plot fjalë se është shembull për organizim, edhe për shumë klube në Superligë. Rosteri në start të edicionit është një roster mjaft solid me të cilin do të tentojmë. Kemi konnkurrencë dhe ndeshjet do të jenë të vështira – por besoj se me ndihmën e shikuesve do t’ia dalim, sepse ky klub meriton që ta ketë palestrën të plotë dhe përkrahjen e madhe nga qyteti”, u shpreh Loci.

Grapeland Rahoveci pritet të fillojë shumë shpejt stërvitjet dhe do të dihet edhe kalendari i ndeshjeve si në shtëpi ashtu edhe si mysafir.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.