Loci i shmanget deklaratës pas ndeshjes, Delibeqa: Na ra koncentrimi, na duhet kohë të komponohemi

Trajneri i KB Rahovecit, Bujar Loci, shmangi deklarimin pas ndeshjes së humbur në formë katastrofike nga Bashkimi.

Rahoveci kishte epërsi dyshifrore ndaj Bashkimit, por një super paraqitje e Musab Malës u kapitalizua nga mos serioziteti i lojtarëve Vreshtar, duke arritur kështu fitore të madhe Bashkimi si vendas.

Në këtë takim debutuan Altin Morina dhe Arian Qallaku, e sipas Blerim Delibeqës që u deklarua pas ndeshjes, do të marrë kohë komponimi.

“Në momentet e fundit na ra koncentrimi. Është humbje që na zhgënjen. Por do të marrim forcat dhe shpresoj të kthehemi. Do të na marrë kohë pak komponimi se kemi dy përforcime të reja”,  u shpreh Delibeqa pas ndeshjes.

Rahoveci gjendet ka katër humbje rresht dhe ndeshjen e radhës e zhvillon në Final 8 të Kupës në Suharekë.

Kundërshtari i parë në çerekfinale është Trepça në top formë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.