Grapeland Rahoveci do të ketë një pushim prej më shumë se dy javësh në pritje të trajnerit Bujar Loci, i cili gjendet në angazhime me kombëtaren e Kosovës.
Për dy javë Loci do të jetë i angazhuar me Kosovën pasi qështë asistent i parë i kombëtares.
Më pas ai kthehet më 26 nëntor, kur zhvillohet dueli ndaj KB Vushtrrisë, një duel tejet i vështirë kur dihet nevoja e vushtrriasve per fitore dhe mbijetesë.
Grapeland Rahoveci nuk ka humbje këtë edicion, duke shënuar fitore bindëse na katër duele nga po aq të zhvilluara.
/Rahoveci24/


