KB Rahoveci po triumfon në Gjilan pas pjesës së parë me gjashtë pikë epërsi.
Loja e mirë në çerekun e parë u vazhdua nga ekipi i KB Rahovecit në çerekun e dytë.
Vendasit bënë shumë presion për të ngushtuar epërsinë, por loja e matur e inspiruar nga trajneri Valentin Spaqi bëri që djemt tanë të përfundojnë në mënyrë fenomenale pjesën e parë me gjashtë pikë epërsi.
Megjithatë, nevojitet përkushtim i madh në pjesën e dytë për të fituar këtë ndeshje që do të vuloste përfundimisht vendin e parë për këtë sezon.