Ylli ka një epërsi prej gjashtë pikësh pas pjesës së parë ndaj KB Rahovecit në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Suharekë.
Rahoveci24 po raporton nga vendi i ngjarjes për këtë ndeshje miqsore e cila është test për dyja skuadrat.
Rahoveci është në disavantazh prej gjashtë pikësh. Rezultati pas pjesës së parë është 36:42 për Yllin.
Më të dalluarit te KB Rahoveci ishin Driton Bajrami, Alban Latifi dhe Albatrit Berisha.
Qëndroni me ne pasi do ju sjellim informata nga vendi i ngjarjes në kohë reale. /Rahoveci24/