Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, me të arritur në Kuvend ka theksuar se nuk do të pengojnë arritjen e formimit të institucioneve udhëheqëse në Kosovë.
Sipas tij çdo vendim i tyre do të jetë në konsultim me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Indeksonline.
Gjithashtu ai ka shtuar se nevojitet konsultim shtesë lidhur me të parët e institucioneve udhëheqëse në shtetin e Kosovës.