Me kandidat për kryetar të Rahovecit, Partia Demokratike e Kosovës në Rahovec garon me Idriz Vehapin dhe me 33 emra – kandidatë për asamblistë në këtë Komunë.
Për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të garojë me kandidatin për kryetar në Rahovec, Idriz Vehapi, shkruan Rahovecpress.
Në garë për kryetar të kësaj komune janë gjithashtu Smajl Latifi nga AAK-ja, Ibrahim Kryeziu nga LDK-ja dhe Visar Korenica nga Vetëvendosje.
PDK ka përpiluar një listë prej 33 emrash – kandidatë për asamblistë në Kuvendin Komunal të Rahovecit dhe këta janë emrat: