Analisti Lirim Mehmetaj, ka përgëzuar Visar Korenicën për lirimin e studios së RTK-së.
Visar Korenica liroi studion e RTK-së pasi u ankua fillimisht se spoti i Listës për Familje nuk po transmetohet nga RTK për shkak të urdhrit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Teksa shumë persona kanë reaguar, ishte edhe analisti i njohur që ka përgëzuar Korenicën duke shkruar: “Bravo Visar”.



