Liridon Krasniqi ka qenë një nga kandidatët për asamble më të angazhuar nga LDK duke shkaktuar ndoshta rezultatin më shokues të këtyre zgjedhjeve – fitoren e LDK-së në Drenocin, që historikisht i takoi herë PDK-së e herë AAK-së.
Ky rezultat historik pritet të ketë rëndësi pivotale për balotazh nëse Burim Krasniqi e arrin atë.
Liridon Krasniqi, kandidati për asamble vrapoi jo veç për vete, por edhe për liderin dhe ai natyrisht se meriton respekt e vlerësim si dhe të bëhet urgjentisht anëtar kryesie i partisë dhe të marrë rol qëndror në rritjen e mëtutjeshme të subjektit.
Rahoveci24 mëson nga persona afër Liridon Krasniqit të Drenocit se ai po pret masivitet të votave nga diaspora për të si dhe për kandidatin Burim Krasniqi e që mund të ketë rol JETIK në përmbysjen e rezultatit ku Ali Dula tani prinë me vetëm 60 vota dhe krejt çka i duhet LDK-së është epërsi prej 50 votash te votat me postë nga diaspora sepse priten vota tjera edhe nga persona me aftësi të veçanta dhe personat që votuan me kusht.
/Rahoveci24/



