Dizajneri i njohur nga Rahoveci, i riu Levent Cana, është autor i logos së Final 8 prezantuar në ambientet e FBK-së.
Në prezantimin e llogos Cana ka thënë se llogo është gjithpërfshirëse, që reflekton traditën rahovecianë, mikpritjen tonë dhe unitetin për këtë spektakël të basketbollit mes të gjitha qyteteve të klubeve pjesmarrëse.
Ai për Rahoveci24 ka thënë se kjo llogo është dhuratë për qytetin.
Spjegimi i konceptit të logos nga Levent Cana:
“Ngjyrat bazë për konceptin e logos së Final 8 Kupës së Kosovës 2023 që mbahet në Rahovec janë ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës, pasi që kjo ngjarje mbahet përgjatë 17 Shkurtit, që është Festa e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kalaveshin e rrushit që është simbol i Rahovecit.
Dy rrathët e mëdhenj në mes të kalaveshit simbolizojnë numrin “8” për Final 8.
Rrathët kanë nga një rreth tjetër brenda me ngjyrat e tetë klubeve pjesëmarrëse në këtë event të cilat janë të bashkuara rreth e përçark, me rrathët që simbolizojnë sofrën rahovecianë, ikonë e mikpritjes ndër shekullore të trevës tonë e që në thelb ka unitetin dhe mikpritjen pa dallim, frymën e paqes mes të gjitha qyteteve që kanë klubet pjesëmarrëse të cilat bashkohen në Rahovec me mesazhin për t’i thënë STOP DHUNËS në basketbollin kosovar”.
Slogani:
n’Rahovec e kem konakun
Është slogan gjithëpërfshirës i cili sjell traditën e lashtë të mikpritjes rahoveciane, teksa fton të gjitha qytetet e klubeve pjesëmarrëse në konakun e Rahovecit si pikë-takim i përbashkët i festës së basketbollit.
