Leo Mekaj i pafat, sërish lëndohet në hundë – dëmtim i lehtë edhe për Altin Morinën

Duket se Rahoveci nuk ka fare fat me lëndime.

Representuesi i Kosovës, Leonard Mekaj, sërish ka pësuar një dëmtim në hundë.

Ai ishte në top formë në dy seancat e fundit stërvitore.

Nuk dihet ende koha e rikuperimit të Leonard Mekajt, por tashmë në mbështetje të tij është i gjithë klubi dhe qyteti.

Në anën tjetër është edhe Altin Morina ai që pësoi një dëmtim në nyje, por me gjasë jo serioz. Ai mbetet në dyshim për duelin ndaj Trepçës dhe trajneri Marjan Ilievski në koordinim me fizioterapeutin e klubit, Halil Çanta, po monitorojnë situatën e tij.

KB Rahoveci të shtunën luan ndaj Trepçës në Mitrovicë nga ora 19:00.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.