Edhe për një sezon mbrojtja e KF Rahovecit do të jetë e blinduar dhe shumë e sigurtë.
Kjo pasi që Muhamed Shehu ka vendosur që të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit, u njoftua nga klubi në një prezantim me drejtorin sportiv, Burim Dula.
Natyrisht, forma e lartë e legjendarit në edicionin e kaluar dhe disponimi i tij i mirë e përgatitja gjatë verës, kanë bërë që ai pa hezitim të pranojë të vazhdojë angazhimin e tij për klubin.
Për Muhamed Shehun mbrojtja e ngjyrave të KF Rahovecit është obligim, pasi që gjithmonë përkundër ofertave, ai nuk la në lloq kurrë qytetin e tij, edhe në kategoritë më të ulëta.
Lirisht mund të themi se Muhamed Shehu është sikur vera, sa më i vjetër, aq më i mirë.
/Rahoveci24/