Kapiteni legjendar i KF Rahovecit, Muhamed Shehu – Meda, është i gatshëm edhe për një sezon në krye të ekipit Vreshtar.
Legjenda e gjallë e KF Rahovecit që është mur i gjallë i mbrojtjes, do të startojë edhe një sezon, por kësaj radhe me një grup më të fortë dhe me synime tjera.
Kështu konfirmon vet kapiteni, i cili thotë se starti do të jetë i vështirë, por precizon se do të jepet maksimumi për të gëzuar secilin tifoz.
“Ndeshjet e para zakonisht janë problematike derisa skuadrat futen në ritëm të formës andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar me shumë përvojë”.
“Kemi një super grup me një atmosferë të jashtëzakonshme dhe jemi të përgatitur maksimalisht. Ju premtojmë se do të japim maksimumin në çdo ndeshje për të gëzuar çdo tifoz”, u shpreh Meda në një prononcim ekskluziv për Rahoveci24.
Rahoveci pret Lirinë në derbin e madh regjional të premtën nga ora 17:00 i cili edhe inauguron për herë të parë përdorimin e VAR-it në stadiumin mitik “Jahja Danuza”. Liria njëkohësisht është konkurrenti kryesor i Rahovecit për ngjitje në Superligë.
/Rahoveci24/