Legjendari Fadil Vuçitërna trajner i Luftëtarit (Foto)

KF Luftëtari nga Gjakova ka konfirmuar se ka nënshkruar me legjendën e futbollit nga Rahoveci, Fadil Vuçitërna.

Vuçitërna i cili gjatë gjithë jetës luajti te KF Rahoveci dhe kontribuoi për klubin, edhe pas përfundimit të karrierës së tij si trajner, tash e ka përpara një aventurë të re.

KF Luftëtari ka konfirmuar në faqen zyrtare të klubit se legjenda e KF Rahovecit do të jetë tekniku i ri.

Luftëtari gjendet në pjesën e poshtme tabelare dhe Fadil Vucitërnën e pret punë e madhe për ta shpëtuar Luftëttarin nga rënia prej elitës.

Po ashtu, pritet që Fadili të përballet edhe me klubin e tij të zemrës KF Rahovecin në duele direkte që do të jenë vendimtare për mbijetesë. /Rahoveci24/
luftetari

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.