Legjendari Elvir Muriqi tash edhe aktor, pjesë e klipit të Labinot Rexhës (Foto)

Boksieri i njohur, Elvir Muriqi, së fundmi ka qëndruar në Kosovë.

Ai ka qëndruar në vendin tonë enkas për të provuar rolin e aktorit.

640x74

Bëhet fjalë për videoklipin e ri të Labinot Rexhës, i cili po punohet nga produksioni Artvision.

Telegrafi mëson se Artvision ka mbaruar xhirimet e klipit ku merr pjesë Elvir Muriqi.

Një prej skenave ku është paraqitur boksieri që dikur ishte në majen e boksit botëror është edhe sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Projekti është punuar në muzikë nga Machiato Band në video të Artivison.

Videoklipi i Labit me personazh kryesor Elvir Muriqin do të lansohet në ditët në vijim dhe në Telegrafi do të vijë si premierë. /Telegrafi/

image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.