Sulmuesi legjendar i mbarë futbollist kosovar, Edmond Cana, ka vendosur që përvojën e tij të gjatë si futbollsit ta bart tek fëmijët e Rahovecit.
Sulmuesi i shumë klubeve i cili konsiderohet me plot të drejtë legjendë e gjallë ka hapur shkollën e futbollit “Clinic Soccer Center”.
Kjo shkollë e futbollit nën direktivat e Edmond Canës mban ushtrime për kategoritë e reja nga U-6 deri U-12 ku përfshihen Fatosët, Pionerët dhe Kadetët.
“Në këtë shkollë do të punohet më ndryshe, ku do të punohet me talentin e fëmijëve. Jam i sigurtë se me punën që do të bëhet në këtë shkollë në të ardhmen do të dalin futbollistë që do të lënë gjurmë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në futbollin evropian”, u shpreh mes tjerash Edmond Cana.
Regjistrimet e fëmijeve mund të bëhen në:
Nr. Telefoni: 048-886-880
Zyra në “Mizahir Isma” çdo të hënë, mërkurë dhe të premte.
/Rahoveci24/
