LDK e Rahovecit në gjumë, nuk reflektohet entuziazmi i nivelit qëndror

LDK e Rahovecit vazhdon me avazin e vjetër – gjumë i thellë dimëror dhe vota të zakonshme të elektoratit tradicional të moshuar.

Ani pse LDK po rritet në nivel nacional dhe ka entuziazëm masiv për Lumir Abdixhikun në nivel qëndror, bie fjalë në Prishtinë. Por, kështu nuk mund të themi për Rahovecin, aty ku garojnë për deputet Avdullah Hoti dhe Enis Durguti.

osa1

Mungesa e diskursit adekuat, gjuhës publike adekuate, mungesa e opozitarizmit, mund ta lë LDK-në edhe prapa Listës për Familje, e cila së paku ka kauzë, e krejt në fund ka edhe aktivitet të madh opozitar kundër VV-së duke u vënë në ballë të opozitës.

Mbetet të shihet nëse LDK do të zgjohet nga gjumi, sepse nëse LDK pret energji e entuziazëm nga Avdullah Hoti, atëherë do të gabohet, sepse Hoti e ka të siguruar karrikën e deputetit – e nuk do t’i interesojë më Rahoveci pas datës 9 shkurt – ashtu siç nuk i interesoi pasi u bë kryeministër. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.