Latifi shpërndan dhjetëra makineri bujqësore

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Durakun, kanë bërë sot shpërndarjen e 10 (dhjetë) makinave mbjellëse të misrit (pneumatike), 20 (njëzet) motokultivatorëve dhe 7 (shtatë) pllugje dykrahësh për bujqit e komunës së Rahovecit.

“Që nga fillimi i mandatit tim, prioritet të veçantë i kam dhënë zhvillimit të bujqësisë dhe përkrahjes së bujqve e kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me shërbime, lehtësira, vizita e ndihmën e çdoditshme të bujqve nga institucionet e komunës së Rahovecit”-është shprehur kryetari Latifi.

640x74

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.