Latifi premton rritjen e subvencioneve të sportit, pasi i përgjysmoi ato (Video)

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë një deklaratë kontraverse në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.

Si zakonisht retorik në paraqitjet e tij në Kuvendin Komunal, për të përmbushur obligimet e kryetarit, sidomos tani që nuk ka koalicion, Latifi u shfaq në foltore për të folur rreth bartjes së disa fondeve për ndërtimin e shkollës së re fillore në Xërxë.

Por, para se të flasë për këtë në një vazhdim të seancës, Smajl Latifi premtoi se do të rrisë subvencionet në sport sipas mundësive, madje shfaqi një dokument.

Premtimin e bëri vetëm pak kohë pasi gjysmoi fondet për sportet kryesore si futbolli dhe basketbolli.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u ndanë 80 mijë euro për FC Ballkanin teksa deri 50 mijë euro shkon shuma e përkrahjes për KB Yllin. Të dyja klubet janë kampione, ndërsa klubt e Rahovecit luftojnë për mbijetesë teksa kryetari i komunës tallet me to.

Për më tepër, komuna e Rahovecit nuk zbuloi asnjë dokument për ndarjen e mjeteve, ku Rahoveci24 ende është në pritje të publikimit të një dokumenti të tillë nga e ashtuquajtura “komuna më transparente”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.